Rreth Nesh

Durres Container Terminal SH.A. (DCT) operon Terminalin e konteinerëve në Portin e Durrësit që prej Shkurtit 2013. DCT është përgjegjëse për operimin, menaxhimin, mirëmbajtien dhe përmirësimin teknik të terminalit të konteinerëve. .

Porti i Durrësit

 

Porti i Durrësit është gjeografikisht i pozicionuar në pjesën perëndimore të Shqipërisë. Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata me një thellësi që varion nga 7.5 m – 11.5 m. Porti i Durrësit ka një pozicion shumë të favorshëm gjeografik dhe kjo e bën atë portin më të madh në Shqipëri, dhe një nga më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon. 

Porti i Durrësit kalon nëpër Korridorin VIII Pan-Europian dhe ofron një kombinim perfekt të pozicionit gjeografik, klimës së përshtatshme, rrugëve të mira dhe linjës hekurudhore. Porti është një basen artificial i formuar midis dy moleve, me hyrje të orientuar nga perëndim-veri-perëndimi, e cila është afërsisht 183 m (600 këmbë) e gjërë. 

Durres Container Terminal

 

Durres Container Terminal SH.A. synon që të ketë një impakt pozitiv në ekonominë e Republikës së Shqipërisë duke siguruar kënaqësinë e klientëve me anë të stafit të kualifikuar, makinerive moderne dhe sistemit të automatizuar të terminalit. 

Për më tepër, DCT po investon që të kthehet në një nga terminalet më të rëndësishëm të konteinerëve në Detin Mesdhe. 

Duke pasur parasysh që terminali ka një rol strategjik në rajon, DCT-ja përpiqet vazhdimisht që të përmirësojë dhe të zhvillojë shërbimet ndaj klientëve.

 

Rreth Nesh

Durres Container Terminal SH.A. (DCT) operon Terminalin e konteinerëve në Portin e Durrësit që prej Shkurtit 2013. DCT është përgjegjëse për operimin, menaxhimin, mirëmbajtien dhe përmirësimin teknik të terminalit të konteinerëve.

Na Kontaktoni


Zyra Qendrore

“Egnatia” Str., No.1, “Fly” Tower, 9th Floor


Adresa në Port

Container Terminal, Port of Durres


Phone Number

+355 (0) 52 225030


Fax

+355 (0) 52 229080


Email

Çertifikime